
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendos t’i kalojë shtetit 40% të pasurive të Kelment Balilit.
Pas hetimit të SPAK, që është finalizuar me një kërkesë drejtuar gjykatës, kjo e fundit ka vendosur që t’i konfiskojë disa objekte, troje dhe apartamente.
Për administrimin dhe përdorimin e pronave të konfiskuara, gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
Konfiskohen dhe kalojnë në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive si më poshtë :
⦁ Truall me sipërfaqe 11.994 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % CO” shpk.
⦁ Objekti “Ish – Kampi i Pushimit të Punëtorëve, 4 + 1 kate, me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk.
⦁ Truall me sipërfaqe 1716.91 m2, ndodhur në qytetin e Sarandës në emër të “Balili % Co” shpk.
⦁ Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit në pjesë ideale 40% të pasurive të ndodhura në qytetin e Sarandës në emër të shtetasit Bashkim Balili si më poshtë:
⦁ Apartament me sipërfaqe 53.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 91 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 52.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 57 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 52.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 57 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
⦁ Njësi me sipërfaqe 120 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 42.5 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 66 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 67 m2
⦁ Apartament me sipërfaqe 72.5 m2



