“Eskobari i Ballkanit”, mbërrin nga Greqia dosja me 3 mijë faqe për Klement Balilin

“Eskobari i Ballkanit”, mbërrin nga Greqia dosja me 3 mijë faqe për Klement Balilin

Një dosje me 3 mijë faqe, ku përfshihen të gjitha provat shkresore në ngarkim të biznesmenit Klement Balili, i është dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë nga autoritetet greke. Dosja e personit të cilësuar si Eskobari i Ballkanit ka mbërritur në Ministrinë e Drejtësisë në Tiranë, ditët e para të muajit nëntor të këtij viti. Balili është në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike.

Siç shkruan “Panorama”, pas marrjes në dorëzim, Ministria e Drejtësisë i ka përcjellë Prokurorisë për Krimet e Rënda aktet origjinale të dosjes në gjuhën greke, ndërsa ka nisur përkthimi i materialit në fjalë. Sipas burimeve, përkthimi i materialit për shkak të volumit të lartë ka kërkuar angazhimin e më shumë se 12 përkthyesve, pjesë e listës së njohur si përkthyes zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë. Për shkak të volumit të madh të akteve të përcjella nga pala greke sqaruan të njëjtat burime, procesi është në zhvillim e sipër. Për shkak të mungesës së provave konkrete nga hetimi i bërë në Shqipëri, për përfshirjen e Balilit në veprimtari të paligjshme, Prokuroria për Krimet e Rendë iu drejtua palës greke me një kërkesë zyrtare për vënien në dispozicion të dosjes së Klement Balilit që në muajin maj 2016.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy