Daci: PD duhet të hapet, kriza ndodhet midis Berishës dhe Bashës (VIDEO)

Daci: PD duhet të hapet, kriza ndodhet midis Berishës dhe Bashës (VIDEO)

Politologu Alban Daci në MCN LiVE ka komentuar situatën e Parrisë Demokratike pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 majit si dhe mundësinë e një rikthimi të Lulzim Bashës.

Ai tha se kriza në PD ndodhet midis Berishës dhe Bashës dhe se sipas tij ky i fundit nuk duhet të ishte tërhequr duke i lënë rrugën e hapur Saliut. Daci theksoi se pas zgjedhjeve të 14 majit, Berisha humbi besimin e demokratëve.

Ka një të vërtetë të madhe që disa që kanë interesa politike për interesa politike nuk duan ta pranojnë ose e manipulojnë ndërsa të tjerë të përfshirë zyrtarisht te PD duke parë aktivitetin shumë të ngjeshur të Berishës dhe faktin që se ka në mendje të tërhiqet mbrapa, te PD ka një kategori personash që rrinë në heshtje për të parë se nga shkojnë forcat, por e vërteta është kjo që te e gjithë opozita, Basha nuk ka rival përballë përveç Berishës. Basha është një lider që është investuar 15 vjet, është i përfshirë në proceset më të vështira të këtij vendi dhe ka drejtuar për 9 vite PD, është me fat deri diku që kemi një opsion të tillë te PD, por të gjithë pas Bashës kanë shpresën e vetme që ishalla po e mund Berisha që të kemi dhe ne shpresën e vetme. Të gjithë janë oportunistë, aty janë vetëm Basha dhe Berisha.

Në vijim ai shtoi se ka një opinion të vetin, që Basha ka bërë një gabim strategjik lidershipi sepse duke qenë lider i një vendi ballkanik nuk duhet të dorëhiqej dhe të qëndronte një vit i heshtur, duke krijuar përshtypjen te njerëzit se PD i ka braktisur ata.

Kjo bëri që Berisha të merrte gjithçka çfarë donte te PD, por ka ndryshuar diçka pas 14 majit, demokratët janë bindur se Berisha nuk i çon dot drejt fitores. Iluzioni i tyre ishte që do të fitonin. Tani kemi dy realitete të reja Bashën që është një opsion i liderit në ngritje dhe Berishën që nuk jep më forcë dhe nuk e mund dot Ramën. Basha ka ndjekur një strategji që për mua ka qenë e gabuar sepse po të isha unë do isha përballur me Berishën. Duhet të jetë maksimalisht i drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve.  PD duhet të hapet pa paranoja sepse aty ka dhe parazitë dhe duhet të ketë prurje të reja pa asnjëlloj intimidimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy