
Partia Demokratike është e sigurt për të vazhduar bojkotin nëpër komisione dhe Parlament.
Nga Berati, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar se demokratët nuk do të kthehen në Parlament pa u pranuar vetingu në politikë.
Sipas tij, kjo është e vetmja zgjidhje institucionale, pasi opozita nuk ka ndërmend të bëjë kompromis me krimin.
Në mbështetje të këtij vendimi, deputeti i PD-së, Enkelejd Alibej ka thënë se amendamenti i vetingut do t’i paraqitet të hënën Komisionit të Venecias.
Teksa lëshonte akuza në drejtim të qeverisë, kryedemokrati Basha ka sjellë në vëmendje edhe një herë situatën e krijuar me banorët e Unazës së Re.
Deputetëve të opozitës u skadon mandati më 19 janar 2019, dhe e vetmja mënyrë për të shmangur djegien e tyre është rikthimi në Parlament për miratimin e buxhetit, por pas këtyre deklaratave, braktisja e bojkotit bëhet edhe më e vështirë.



