Tjetërsimi i pronave në Himarë, GJKKO pranon kërkesën e Belerit: SPAK të hetojë Xhaçkën dhe Gaçin për 3 vepra penale

Tjetërsimi i pronave në Himarë, GJKKO pranon kërkesën e Belerit: SPAK të hetojë Xhaçkën dhe Gaçin për 3 vepra penale

GJKKO ka pranuar kërkesën e Fredi Belerit dhe i ka kërkuar SPAK të regjistrojë procedim penal dhe të vijojë kryerjen e veprimeve hetimore ndaj ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçe.

Sipas vendimit të datës 28 shkurt 2025, GJKKO kërkon që SPAK të hetojë Olta Xhaçkën (kandidate për deputete e PS-së) dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçi për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim.

Eurodeputeti Fredi Beleri ka bërë një kallëzim ndaj Xhaçkës dhe Gaçit në SPAK për çështjen e tjetërsimit të pronave në Himarë. 

Në kallëzimin e tij, Beleri kërkonte ‘shfuqizimin e vendimit/shkresës nr. Prot 22920/1 datë 27.12.2024  të Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin njoftohet mosfillimi i procedimit penal ndaj shtetasve të kallëzuar Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy