Dervishi: SPAK-u i Dumanit ka pasur armiq të shumtë. Bandat do ndikojnë në zgjedhjen e kreut të ri

Dervishi: SPAK-u i Dumanit ka pasur armiq të shumtë. Bandat do ndikojnë në zgjedhjen e kreut të ri

SPAK-u i Altin Dumanit ka pasur armiq të shumtë, duke filluar nga opozita, pasi krerët e dy partive të mëdha u goditën. 

Por edhe nga pozita. SPAK ka armiq dhe nga krimi i organizuar. 

Kështu tha analisti Ferdinand Dervishi për “MCN Live”, duke komentuar zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Ai foli për një rol vendimtar të amerikanëve por edhe të bandave kriminale në zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme.

Ka një riaktivizim të amerikanëve, e kanë ftuar Dumanin në SHBA. U tha se kush ishte qëllimi kryesor, trafiku ndërkombëtar i narkotikëve por sidomos pastrimi i parave.

Dhe nëse ne do ngelemi te pastrimi i parave, i bie që interesi i amerikanëve nuk është për trafikun dhe drogat, por është dhe pjesa e pastrimit të parave nga ky trafik ndërkombëtar. 

Te kjo pikë duhet parë se ku është mbështetja që do i jepet SPAK nga amerikanët, te pastrimi i parave. 

Radhën e fundit kreun e SPAK e kanë vendosur amerikanët. Unë shoh që beteja finale për kreun e SPAK kësaj radhe do jetë shumë e fortë, midis një emri që do bëj punë të ngjashme si Dumani dhe pjesës tjetër që do jetë influenca politike shqiptare. 

Bandat do jenë shumë fort të vendosura kësaj radhe për të ndikuar te zgjedhja e SPAK, se ato atë kanë pasur armikun kryesor. 

Është ndarë pushteti me bandat të cilat kanë pushtet, përmes politikës do ndikojnë dhe ata. 

Do jetë një betejë shumë e fortë dhe do kuptohet shumë shpejt në momentin që do zgjidhet kreu i SPAK, se kush ka fituar.

Do fitojë një vazhdimësi në linjën e Dumanit apo diçka tjetër. Duke parë prokurorë të ndryshëm, kamë parë bisedime, vonesa të pakapërcyeshme për çështje të mprehta, për pronat e ushtrisë, që janë të akuzuar nga Xhaçka te Presidenti. 

Ka katër vjet e ca që hetohet e hetohet. Ka një problem që kryeprokurori nuk ka asnjë tagër, të paktën Dumani kështu e ka pohuar, të ndërhyjë te puna e një prokurori tjetër. Ky është një problem se kudo ka një kontroll. 

Nga Adriatik Llalla dhe më tej kanë qenë totalisht të kontrolluar nga politika, vegla të politikës. 

Por prokurori i krimeve të rënda nuk ndërhyn dot te puna e prokurorëve, secili është mbret i dosjes së vetë. Secili mund të jetë dhe njeri me integritet dhe i pa kapur. 

Por mua nuk më pëlqen secili duhet të ketë mbi kokë dikë për të dhënë llogari. 

Gjëja më e madhe që ka bërë SPAK është se janë ndryshuar realitetet në Shqipëri, nuk ka më frikë njeri të shkojë në SPAK dhe të padisë këdo, kushdoqoftë ky, qoftë Kryeministri, kreu i opozitës apo këdo. Kjo ka ndryshuar dhe nuk është pak. 

Ka një impakt shumë të madh në opinion. Do ishte fat për Shqipërinë të kishim një SPAK më të fortë edhe se i Dumanit. 

Ndërkohë paratë po pastrohen në resorte turistike, në grataçela. Jemi një shoqëri që shpenzon shumë në ndërtim, pavarësisht se sa është kërkesa dhe pavarësisht se ku janë blerë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy