Tom Cruise do të interpretojë në filmin e ri të regjisorit të “The Revenant”, Alejandro G. Iñárritu.
Warner Bros dhe Legendary Entertainment janë në bisedime për të blerë paketën, e cila shënon filmin e parë në gjuhën angleze të Inárritu, që prej kohës kur Leonardo DiCaprio interpretoi në “The Revenant” gati një dekadë më parë.
Detajet e skenarit të filmit nuk janë bërë ende publike, por skenari i filmit mban emrat e Iñárritu, Sabina Berman, Alexander Dinelaris dhe Nicolás Giacobone.
Projekti vjen pasi Tom Cruise nënshkroi një marrëveshje me Warner Bros muajin e kaluar.
Zërat thonë se Cruise është i etur për të punuar me regjisorë autorë pasi ka kaluar pjesën më të madhe të dekadës së kaluar në projekte, që përfshijnë filma të tillë, si: “Mission: Impossible” dhe “Top Gun: Maverick” të Paramount.
Tom Cruise aktualisht është duke punuar në filmin e ardhshëm “Mission” dhe është ende në faza përgatitore për një film shumë të reklamuar që do të xhirohej në hapësirë për “Universal” me regjisorin Doug Liman.
Iñárritu drejtoi për herë të fundit filmin dramatik “Bardo” në Netflix në gjuhën spanjolle.
Para kësaj, regjisori ishte në kinema me “The Revenant”, një film, i cili fitoi mbi 500 milionë dollarë në arkat globale dhe i dha atij çmimin Oscar për regjisorin më të mirë.
Kjo u pasua me vlerësime të shumta dhe disa çmime Oscar në vitin 2015 për filmin e tij “Birdman” ose (Virtyti i Papritur i Injorancës).
Tom Cruise është nominuar dy herë për aktorin më të mirë, në filmin e Oliver Stone “Lindur më katër korrik” (1990) dhe “Jerry Maguire” të Cameron Croëe (1997), si dhe një herë për aktorin më të mirë dytësor në "Magnolia" të Paul Thomas Anderson në vitin 2000.
Ndërkohë, Iñárritu dhe filmi “The Revenant” bënë të mundur që DiCaprio të fitonte çmimin Oscar, ndërsa Michael Keaton të merrte një nominim për aktorin më të mirë për “Birdman”.



