
Çifti shqiptar që fillimisht u njohën në Greqi dhe jetojnë në Angli, janë bërë viral me videot e tyre duke postuar situata komike nga përditshmëria e tyre.
Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, çifti shpjegon se si i realizojnë videot e tyre virale, marrë shkas nga jeta e tyre bashkëshortore.
Lorena Prifti:
Ajo që bëjmë ne me këto video, i realizojmë nga përditshmëria jonë dhe themi hajde ti hedhim në tikTok nga jeta jonë e përditshme dhe ato bëhen virale.
Besoj se këto janë nga marrëdhënia jonë e mirë që kemi dhe e duam kaq njëri-tjetrin.
Ne që kur u takuam në një restorant ku punonte kushëriri im në një ishull në Greqi, pastaj për një muaj më kërkoi për martesë, sepse unë e ndjeva direkt atë shkëndijën e parë që kisha me të.
Pastaj kemi shkuar të jetojmë në Angli sepse unë aty jetoja dhe unë kisha ardh për pushime në Greqi.
Ilia Suli:
Normalisht që në fillim videot ishin me siklet, pastaj u mësova , sepse ishte ndrojtje por pastaj filluam të shtyjmë kohën.
Për mua është pak e thjeshtë sepse gjërat që i bëjmë gjatë ditës, i postojmë këtu.
Është një sfidë kjo për çiftet që kur zihen ti nxjerrin këtu, që të japim një mesazh për përditshmërinë dhe jetën bashkëshortore.



