U arrestua për korrupsion, ish-gjyqtarja e Krujës apelon vendimin e KLGJ-së

U arrestua për korrupsion, ish-gjyqtarja e Krujës apelon vendimin e KLGJ-së

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, ka apeluar vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për shkarkimin e saj.

Ajo e ka quajtuar vendimin si antikushtetues dhe e ka apeluar atë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

KLGJ-ja vendosi të pranojë kërkesën e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (ILD), për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Krujës, më 17 mars.

ILD-ja, nën drejtimin e Artur Metanit, ka dalë në përfundimin se magjistratja ka shkelur masat disiplinore, si mospërmbushje e pajustifkuar e funksioneve gjatë gjykimit.

Kujtojmë se gjyqtarja Hoxha operonte në Gjykatën e Krujës. Ajo është arrestuar dhe pezulluar nga detyra më 11 shkurt.

Arrestimi i saj ka ardhur pasi, nga hetimet disa mujore të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), rezultoi se ajo kishte liruar nga burgu persona të njohur të botës së krimit kundrejt miliona eurove në shkëmbim të lirisë.

Gjatë sekuestrimit në shtëpinë e saj u gjetën 9 mijë dollarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy