Politikani palestinez Ayman Odeh, udhëheqësi i listës Hadash-Ta'al, të hënën mbajti një fjalim të ashpër në parlament, duke akuzuar drejtpërdrejt Netanyahun, si një "vrasës serial".
"Ka 17,385 foshnja në Gaza që sistemi juaj i ka vrarë, nga ato 825 janë nën moshën një vjeç. Në Gaza janë 35,055 foshnja jetimë. Gjaku i të gjithëve do t'ju ndjekë" tha Odeh, sipas Press TV.
Një video e shpërndarë nga Odeh në X tregoi përgjigje të forta nga anëtarët e tjerë ndaj deklaratave të tij, duke bërë që kryetari parlamentit të urdhëronte atë të largohej, ndërsa tre individë hynë për ta hequr nga mikrofoni.
Pas përjashtimit nga parlamenti, ai regjistroi pjesën e mbetur të fjalimit dhe e shpërndau në platformën X.
Ai bëri thirrje për paqe, siguri dhe drejtësi për arabët që jetojnë në territoret e pushtuara, duke shtuar se Netanyahu ka qenë një vrasës serial i paqes për 30 vjet për palestinezët dhe madje edhe kolonët izraelitë që jetojnë në territoret e pushtuara.
"Vizioni për jetën do të triumfojë mbi vizionin e gjakut që keni," tha Odeh.
Pakënaqësia publike me politikat e Netanyahut është në rritje, pasi protesta javore mbahen shpesh në Tel Aviv dhe qytete të ndryshme në të gjithë territoret e pushtuara, duke synuar veprimet e regjimit izraelit dhe mosefektivitetin e perceptuar.
Netanyahu fajësohet për bllokimin e marrëveshjes së armëpushimit të Gazës për të çuar përpara "axhendën" e tij personale dhe politike.
Regjimi izraelit ka kryer gjenocid në Gaza gjatë vitit të kaluar, duke vrarë të paktën 43,922 palestinezë dhe duke plagosur 103,898 të tjerë.
Për më tepër, regjimi ka vrarë të paktën 3,516 njerëz në Liban, ndërsa 14,929 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite që nga fillimi i luftës në Gaza më 7 tetor 2023.
"Benjamin Netanyahu, for 30 years you have been a serial killer of peace."
— Al Jazeera English (@AJEnglish) November 19, 2024
Palestinian politician Ayman Odeh was forcibly removed from the podium as he called out the Israeli PM in the Knesset. pic.twitter.com/GyHnIjK87U



