U përplas nga një kamion, ndërron jetë 30-vjeçarja shqiptare në Itali

U përplas nga një kamion, ndërron jetë 30-vjeçarja shqiptare në Itali

Një 30-vjeçare shqiptare ka gjetur vdekjen në Itali pasi është përfshirë në një aksident.

Makina me të cilën viktima Denada Nerjaku udhëtonte është përplasur nga një kamion në kryqëzimin Celle Ligure, shkruan La Stampa.

30-vjeçarja e cila jetonte në Vado Ligure u përplas ballë për ballë me një kamion që lëvizte në drejtim të kundërt dhe më pas u përplas me mbrojtëset anësore të rrugës. Pas aksidentit ajo u transportua menjëherë në spital nën kujdes intensiv, por gjendja e saj u paraqit serioze që prej fillimit dhe sot ka ndërruar jetë.

Denada Nerjaku la pas një vajzë të vogël, ndërkohë Prokuroria ka nisur një hetim në lidhje me aksidentin fatal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy