
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të zhvillojë sot një takim me të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Sipas njoftimit të qeverisë së Kosovës, takimi nis në orën 15:30.“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Dje Escobar u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në një deklarim pë media pas takimit ai ka përshëndetur urdhrin e kryeministrit për zbatimin e vendimit të Kushtetueses në lidhje me pronat rreth Manastirit të Deçanit.



