Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, thotë se afati për negociata me PD-në ka përfunduar. Në një intervistë për “Orën”, Gjylameti shprehet se për PS-në tashmë janë ndezur motorët e fushatës.
“Data e fundit që i kishim lënë afat zt.Basha për të reflektuar apo për të pranuar çfarë kushtesh kishim vendosur në tavolinën e negociatave, ishte data 7 maj. Më datë 8 maj ne deklaruam se nuk prisnim më dhe ka filluar procesi. Ne jemi në zyra elektorale. Ne kemi ditë që jemi në fushatë elektorale. Data 18 qershor nuk është një datë çfarë duhet të negociojmë me Partinë Demokratike. Data 18 qershor u takon njerëzve, nuk u takon partive”, thotë ai.



