Shqipëria është surpriza në tregun e kroçerave. Vendi që po përpiqet të bëhet i njohur në tregun ndërkombëtar është Saranda, një qytet bregdetar jo shumë larg nga Korfuzi.
E njohur dikur në Itali me emrin Santi Quaranta, në vitin 1940 u pagëzua si Porti Eda, në nder të Edda Ciano Mussolinit, në kohën e pushtimit italian. Sot falë mediave dhe njohjes së italishtes nga popullata vendase, edhe pse zyrtarisht njihet një pakicë greke, Saranda është destinacioni i ri i kroçierave me turistë.
Po cilët janë faktorët që i kanë shtyrë kompanitë turistike të eksperimentojnë me këtë destinacin të ri? Para së gjithash është rënia nga maja e destinacioneve turke, për shkak të mungesës së stabilitetit politik në vend, gjë që i ka bëtë të gjitha kompanitë të rishikojnë planet e udhëtimeve në Mesdhe.
Saranda është eksperimentuar së pari nga “Holland America Line”, e cila ka programuar numrin më të madh të ankorimeve që nga prilli 2017 e deri në fund të 2018-s.
“Msc Poesia” do t’i sjellë pasagjerët e saj 10 herë të tjera gjatë këtij viti, ndërsa për sezonin tjetër janë parashikuar 23 udhëtime me të njëjtin destinacion.
Porti i Sarandës nuk ka strukturën e nevojshme për të pritur një anije të madhe si kroçera dhe në këto kushte, ato rrinë në radë dhe i çojnë pasagjerët në breg me motobarkat e tyre. Porti i Sarandës është pranë lugomares, ku gjenden shumica e lokaleve, të cilat, falë turistëve që mbërrijnë aty me kroçera e kanë rritur dukshëm xhiron dhe biznesin.
Saranda është një vendpushim për më tepër në nivel kombëtar. Plazhet e saj janë parajsa të vërteta turistike ende të panjohura dhe të pavlerësuara nga turistët e kroçerave. Duke marrë parasysh çmimet e taksive dhe të shërbimeve të tjera, turistët e kroçerave e vijojnë ekskursionin e tyre në Sarandë secili sipas mënyrës së vet.
Ka edhe një detaj tjetër që ia vlen të kujtohet: mund të paguhet në euro, që është një monedhë shumë e vlerësuar nga tregtarët atje. Kompanitë organizojnë edhe ekskursione kulturore dhe natyrore. Destinacionet e preferuara mbeten kalaja e Ali Pashë Tepelenës, parku arkeologjik i Butrintit, kisha biznatine e Shën Nikollës në Mesopotam dhe panorama piktoreske pranë burimit të Syrit të Kaltër. / Marrë nga http://www.themeditelegraph.com / Përgatiti: Gazmira Sokoli /



