A do të paguhen punonjësit e bizneseve që janë mbyllur? (VIDEO)

A do të paguhen punonjësit e bizneseve që janë mbyllur? (VIDEO)

Situata e krijuar nga epidemia e koronavirusit ka ngritur pikëpyetjen e pagës për shumë prej punonjësve që janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi. Gazetari Klodian Tomorri, në një bashkëbisedime në studion e lajmeve në TvT, thotë se është ende herët të parashikohet se si do të veprohet me këto pagesa, megjithatë, ai shton se qeveria duhet të ndjekë shembullin e qeverive të tjera që janë pëballur më parë me një situatë të tillë, p.sh. qeveria “Conte” në Itali.

Kjo është një çështje që shkon përtej vendimmarrjes së qeverisë. Sigurisht që ka biznese që mbyllen apo nuk funksionojnë normalisht, një pjesë e tyre mund të vihen në vështirësi. Kjo vendimmarrje shkon përtej Bankës së SHqipërisë dhe duhet të ketë një vendim të qeverisë. Kjo është një stiuatë në përshkallëzim dhe mund të ndryshojë hap pas hapi. Në dijeninë time, të martën Këshilli i Ministrave ka një mbledhje ku parashikohet të diskutohen masa me karakter ekonomik për bizneset dhe punonjësit që mund të preken nga kjo situatë. Duke parë edhe vendet përreth, qeveria italiane ka mbështetur bizneset dhe punonjësit. Mbetet për t’u parë”, tha Tomorri.

Tomorri nuk parashikon krizë të likujditetit, pasi Banka e Shqipërisë ka mekanizmat për çdo rast.  

Banka ka të gjithë mekanizmat dhe likujditetin për të mbështetur bankat e nivelit të dytë. Nuk mendoj se kjo masë do të prekë likujditetin e bankave, sepse një pjesë e parave qëndrojnë stok në banka sepse nuk ka kredi. Edhe në rast mungese, është gjithmonë BSH ajo që ndërhyn”, shprehet ai.

Ai e përjashton mundësinë e kufizimit të aktivitetit prodhues, megjithatë shton se efektet negative do të reflektohen në ekonomi.

Paketa e masave nuk prek bizneset prodhuese. Në Itali ka masa më ekstreme, por aktivitetet prodhuese vijojnë. Edhe në Shqipëri, aktivitete si farmacitë, prodhimi i ushqimeve apo mallrave bazikë do të vijojë pa ndëprerje bashkë me zinxhirin e furnizimit. Të gjitha do të kenë ndikim negativ në ekonomi, në çfarë mase do të jetë, është ende herët për ta përcaktuar sepse varet nga shtrirja në kohë e masave. Skenarët për një rritje 4% duken të vështirë, në mos të pamundur për t’u arritur”, shprehet ai.

Sipas Tomorrit, situata e pandemisë do ta detyrojë qeverinë të prekë buxhetin e shtetit.

Nuk besoj se do të rishikohen donacionet e rindërtimit, janë zotime publike dhe do të alokohen. Po qeveria do të shkojë në prekje të buxhetit”, tha ai.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy