Kryedemokrati Sali Berisha mbylli protestën e sotme nga selia blu, aty prej nga nisi gjithçka, për të deklaruar se protestat do të vijojnë.
Berisha deklaroi se regjim i bëri gjithçka që protesta jonë të mos zhvillohej.
Duke u ndalur tek goditja me grusht ndaj tij, ai tha se kaloi edhe në një akt, me të cilin dëshmoi karakterin prej krimineli Edi Rama, ndërsa për të dyshuarin që trajtohej me mjekim për çrregullime psikotike, tha se ishte i zgjedhur qëllimisht.
Ai që e organizoi, zgjodhën si në të gjitha rastet, një person që mund të kryejë çdo gjë, dhe e bënë si masë të fundit, pasi e panë që u lëshuan nga katër anët e Tiranës dhe Shqipërisë në këtë protestë që historia do e shkruajë me gërma të arta në historinë e protestave të qytetarëve të lirë.
Ju keni ardhur me dhjetëra dhe qindra herë në protesta, por ju garantoj se kjo e sotmja, ka qenë për secilin prej jush, kryeprotesta e jetës.
Të vazhdojmë betejën tonë, kundër armikut më të egër pas Enver Hoxhës që shqiptarët kanë pasur në tërë historinë e tij.
Atë që po bën Edi Rama me shqiptarët nuk e ka bërë asnjë pushtues i huaj, nuk e bën sot asnjë udhëheqës në botë.
Ndaj ne jemi misionarë të shpëtimit të vendit tonë, të shpëtimit të kombit tonë, të çlirimit të shqiptarëve nga kjo monstër i cili nuk njeh parim, moral, ligj, përveçse derdh mbi shqiptarët urrejtjen.
Protestat se çfarë mund të bëjmë, nee faktuam sot. Beteja të mëdha na presin përpara, por të jeni të sigurtë se ne do të fitojmë.



