Asgjësohen qindra bimë kanabisi në Shkodër, arrestohet 67-vjeçari

Asgjësohen qindra bimë kanabisi në Shkodër, arrestohet 67-vjeçari

Policia e Shkodrës ka zbuluar dhe asgjësuar 361 bimë kanabis në fshatin Trush, dhe në njësinë administrative Pult.

Në prangat e policisë ka rënë dhe një 67-vjeçar me iniciale A.L i cili kujdesej për bimët narkotike.

Njoftimi: Shkodër/Vijon me intensitet megaoperacioni “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Asgjësohen 361 bimë kanabis

Kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në fshatin Trush, në mes të një parcele me misër, si rezultat i monitorimit me dron, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 67-vjeçari.

Asgjësohen nëpërmjet djegies 215 bimë kanabis që ishin kultivuar nga 67 vjeçari.

Ndërkohë monitorimi ka vijuar dhe në territorin e njësisë administrative Pult. Gjatë monitorimit u konstatuan të kultivuara  dhe u asgjësuan 146 bimë kanabis.

Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Territor i pastër” shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrollit të territorit  me patrulla toksore dhe duke përdorur dronë për monitorim ajror,  në njësinë Administrative Bërdicë, në fshatin Trush, kanë konstatuar se në mës të një parcele me misër ishin kultivuar bimë kanabis.

Shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur  kapjen dhe  arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 67 vjeç, banues në fshatin Trush, i cili po kujdesej për 215 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Gjithashtu gjatë kontrollit të territorin me dron në njësinë administrative Pult u gjetën dhe u asgjësuan 146 bimë kanabis.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy