Itali, 53-vjeçari vret veten teksa fliste në video-chat me vajzën e mitur

Itali, 53-vjeçari vret veten teksa fliste në video-chat me vajzën e mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ivrea, në rajonin e Piemontes në Itali. Një 53-vjeçar ka vrarë veten, teksa ishte duke folur në video me vajzën e tij 6-vjeçare.

Veprimi i tij, sipas autoriteteve italiane, është cilësuar si një ndëshkim për ish-bashkëshorten.

Viktima ishte denoncuar nga ish-gruaja për dhunë, ndërsa para se të kryente aktin e vetëvrasjes ai kishte lënë një shënim për familjen. Në këtë shënim, ai fajësonte ish-gruan, ku sipas tij ishte shkaku që e çoi deri në vetëvrasje.

Gjatë verës gruaja dhe tre fëmijët, të gjithë minorenë, u vendosën nën masën e mbrojtjes pas dhunës së ushtruar nga 53-vjeçari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy