Rezultati i dobët në zgjedhje largon kryetarët socialistë të degëve

Rezultati i dobët në zgjedhje largon kryetarët socialistë të degëve

Edhe pse fitoi bindshëm në zgjedhjet e 25 qershorit, Partia Socialiste po bën analizën e saj në të gjitha degët. Rreth 1480 kryetarë të organizatave  të Partisë Socialiste do të largohen nga drejtimi i tyre për shkak të rezultatit të dobët gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit.

Në një raport konfidencial të Partisë Socialiste, i cili bën analizën e punës së strukturave të kësaj force politike del në përfundimin se 1480 organizata socialiste kanë marrë  rezultat të dobët në zgjedhje, krahasuar ky rezultat me zgjedhjet e vitit 2013, raporton “Shqiptarja”.
 
Bazuar në statutin e Partisë Socialiste, nëse rezultati në zgjedhje është më i ulët se ai i zgjedhjve të kaluara, kreu socialist largohet nga kandidimi.

Në total, në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, 2328 organizata kanë patur rezultat më të lartë se në vitin 2013.

Qarqet ku janë shënuar rënie janë Berati, Dibra, Durrësi, Elbasani, Fieri, Gjirokastra, Korça, Kukësi, Lezha, Shkodra, Tirana, Vlora.

Nga 3828 OS të analizuara në të gjithë vendin, vetëm 1657 ose 43.3% prej tyre, arritën objektivin elektoral të PS”, thuhet në raportin e përgatitur nga grupi i punës për analizën e zgjedhjeve.

Raporti jep të dhëna dhe për zgjedhësit që kanë votuar për herë të parë dhe ata që nuk kanë votuar më parë Partinë Socialiste. 

Në zgjedhjet parlamentare të zhvilluar në 25 qershor 2017 Partia Socialiste arriti të siguronte 74 deputetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy