
Të gjitha fluturimet e linjave ajrore në Shtetet e Bashkuara janë ndalur për shkak të një defekti në sistemin kompjuterik të Administratës Federale të Aviacionit (FAA).
Lajmi bëhet i ditur nga Sky neës USA.
Autoriteti i Aviacionit Amerikan ka vendosur të bllokojë të gjitha fluturimet në Shtetet e Bashkuara deri në orën 9 të mëngjesit me orën lokale (15:00 në Europë).
Në një deklaratë për NBC, Administrata Federale e Aviacionit tha se "po punon për të rivendosur sistemin e njoftimit të misionit të aviacionit".
"Ne po kryejmë kontrolle përfundimtare të vlefshmërisë dhe po rikuperojmë sistemin. Operacionet në të gjithë sistemin kombëtar të hapësirës ajrore janë prekur. Ne do të ofrojmë përditësime të shpeshta ndërsa përparojmë."
Disa njerëz postuan në Twitter duke thënë se ishin bllokuar për shkak të ndërprerjes së shërbimit, raportojnë mediat amerikane.
Rreth 1,162 fluturime në ose jashtë Shteteve të Bashkuara janë vonuar, 94 të tjerë janë anuluar.



