Kryeministri Edi Rama ka pritur homologun e tij Ramush Haradinaj, në të parën vizitë si kryeministër I Kosovës. Në takimin e Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut, nën kryesinë e dy kryeministrave, të Shqipërisë dhe të Kosovës, Rama theksoi se ky vit do të shërbejë si “yll orientues të rrugës të përbashkët për të gjithë shqiptarët”. Ndërkohë që Haradinaj tha se Kosova e ka ndjerë gjithnjë se nuk ka qenë kurrë vetëm, falë mbështetjes së Shqipërisë.



