Forumi për Dialog Politik/ Hasimja: Ngurrimet nuk kanë ardhur nga Berisha, do kemi rezultate gjithëpërfshirëse në muajt e ardhshëm

Forumi për Dialog Politik/ Hasimja: Ngurrimet nuk kanë ardhur nga Berisha, do kemi rezultate gjithëpërfshirëse në muajt e ardhshëm

Ermal Hasimja, politolog dhe nismëtar i Forumit për Dialog Politik tha në studion e lajmeve të MCN TV se ngurrimet për këtë nismë nuk kanë ardhur nga PD-ja dhe Berisha, por nga partia Mundësia dhe Shqipëria bëhet. 

 

Duke vijuar Hasimja tha se në muajt e ardhshëm do të ketë rezultate gjithëpërfshirëse. 

 

Synojmë bashkëpunimin e opozitës. Bashkëpunimi është ai që është më i mundshëm dhe më urgjent. Kemi realizuar tryezën e parë. Mori pjesë PD bashkë me aleatët, 2-3 parti të tjera dhe Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë. Në përfundim të kësaj tryeze të parë dolëm me disa rezultate inkurajuese me qëndrime të unifikuara për mbrojtjen e sistemit të drejtësisë, me kërkesën për zgjedhje të lira dhe me qëndrimin për të pasur vendim të unifikuar për kodin zgjedhor, një rezultat të parë e kemi arritur. Kemi gjetur gatishmëri nga shumica e partive dhe opinioni publik. Ky është fillimi, në muajt që vijnë do të kemi rezultate gjithëpërfshirëse. Do të bëjmë të mundur që kësaj nisme t’i bashkohen partitë e tjera që kanë vendosur kushte.

 

Për aq sa ka pasur ngurrime nuk kanë ardhur nga ana e PD dhe Berishës, por nga partia Mundësia dhe Shqipëria bëhet. Shqipëria bëhet ka vendosur me një listë me kushte paraprake për çdo lloj bashkëpunimi. Ne jemi me mendimin që kushtet vendosen në tryezë. Nga ana e Mundësisë kemi pasur një refuzim fillestar, dëshiron të vijojë këtë betejën në mënyrën e vet. 

 

Sipas Hasimjas nuk mjaftojnë vetëm protestat për të rrëzuar qeverinë. 

 

Nuk mjafton vetëm protesta, por edhe presioni i faktorit ndërkombëtar që po shtohet.  

 

Unë nuk jam i prirur drejt mjeteve piroteknike, molotovëve, fishekzjarrëve. Opozita duhet të jetë frymëzuese, e besueshme. Dhe këtë e bën përmes vendimmarrjes së vet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy