Reshjet e shiut sjellin problemet e para në gjithë vendin, Vjosa rrezikon daljen nga shtrati (VIDEO)

Reshjet e shiut sjellin problemet e para në gjithë vendin, Vjosa rrezikon daljen nga shtrati (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit, kanë sjelleë edhe problemet e para në vendin tonë. Edhe pse ishte lajmëruar më herët nga IGJEUM, situata duket aspak e normalizuar.

Në video shihet lumi Vjosë, e cili ka arritur nivelin e tij maksimal dhe rrezikon të dalë nga shtrati. Ndërsa si pasojë e tij është përmbytur tregu i Novoselës. Janë banorët e fshatrave përreth vëzhgojnë situatën pasi rrezikon që Vjosa të dalë nga shtrati duke shkaktuar më pas probleme që i kemi hasur edhe në vitet e shkuara. Ndërkohë prurjet e lumit Vjosë vijojnë të jenë në rritje. Si pasojë e reshjeve të shiut ka disa hektarë toka bujqësore të përmbytura.

Situata në Gjirokastër

Probleme janë shkaktuar edhe në Gjirokastër, ku liqeni i Viroi mësohet se ka dalë nga shtrati si pasojë e prurjeve të shumta që kanë sjellë reshjet e shiut. Si pasojë e kësaj, është vështirësuar dhe qarkullimi i mjeteve në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Krujë, përmbyten dhjetra hektarë tokë

Përmbytje për shkak të motit të keq ka pasur dhe në njësitë administrative Bubq dhe Thumanë në Krujë. Dhjetëra hektarë tokë janë përmbytur në fshatin Murqin e Bilaj të njësisë administrative Bubq të Krujës Një rrugë e fshatit Murqin në Krujë është bllokuar nga uji dhe rreth 15 shtëpi rrezikojnë të përmbyten. Në fshatin Derven të njësisë administrative Thumanë janë nën ujë rreth 50 ha tokë.

Situata në Lezhë

Në zonën e ish-frutores në Lezhë, Balldre dhe Gocaj, uji ka vërshuar në tokat bujqësore, duke përmbytur dhjetëra hektarë tokë. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar 2021. Lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin do i arrijnë prurjet maksimale në fundin e datës 8 dhe 9 Janar 2021.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy