Besojmë se e dini që nuk duhet t’i besoni TikTok-ut për këshilla mjekësore. Nëse ka diçka që nuk ju pëlqen nga vetja që dëshironi të ‘rregulloni’, është e kuptueshme që mund të doni që t’i nënshtroheni ndonjë ndërhyrjeje.
Sidoqoftë, jemi këtu për t'ju këshilluar që të tërhiqeni nga këto trende dhe 'truke'. Një ‘hile’ që aktualisht po bën xhiron është që mund të përfitoni një ndrëhyrje në hundë falas nëse vërtetuar se keni një devijim të kockës. Videot tregojnë përdoruesit duke tundur gojën dhe hundën nga njëra anë në tjetrën, për të parë nëse pjesa e brendshme e hundëve të tyre ka ndonjë devijim.
@notnotkristenbell Learned it on TikTok ##Bye2020 ##deviatedseptum ##freenosejob ##NewYearNewMiO ##fyp
♬ follow tj_yeslad - TJ
Sipas disa TikTokers, nëse ekziston një pabarazi e madhe mes dy vrimave të hundës, keni një septum të devijuar dhe për këtë arsye mund të bëni operacion në spitalet publike në Britani ose përmes sigurimit shëndetësor në SHBA.
Jo vetëm që nuk është e vërtetë që ju mund të bëni ndërhyrje estetike në këto spitale, por është gjithashtu diçka aspak pozitive t'u thuash njerëzve se duhet të kenë procedura kirurgjikale për probleme që nuk ekzistojnë.
Një mjeke estetiste thotë për ‘Metro’: “Ky është padyshim një trend shqetësues. Njerëzit nuk duhet të marrin frymëzim ose të tregojnë se si të bëjnë një operacion falas ose ndonjë lloj operacioni në TikTok. Është e rrezikshme për shëndetin mendor dhe ndikon tek të rinjtë. Jo vetëm kjo, por është gjithashtu shqetësuese që gjatë një pandemie njerëzit kërkojnë të përfitojnë nga spitalet”.
Një septum i devijuar është kur pjesa e mesit e kërcit që ndan vrimat e hundës nuk është e drejtë, duke e bërë një vrimë hunde më të madhe se tjetra.
Përkthyer nga Metro



