
Pano Soko nga Nisma Thurje në MCN Live u shpreh PD janë pozicionuar dhe po mundohen të konsolidohen në çdolloj forme.
Ai tha se tani është momenti që partitë e vogla të reja të krijuara nga zero të hyjnë në lojë dhe të strukturohen sëbashku pasi kjo është e rëndësishme në luftën politike.
Sipas tij zgjedhjet janë balancë dhe shtrirja e frymës kërkohet të jetë përtej logove të vjetra, ky është pozicioni që do marrin partitë e vogla të reja.

PD janë pozicionuar dhe po mundohen të konsolidohen në çdolloj forme. PD ka qenë një dikur, bindjet që kanë, ndryshimet me njeri tjetrin kur dolën pas asaj që ndodhi solli çarjen të cilën e shoh që këta do e akomodojmë po vetë siç e bënë po vetë këtë të keqe.
Këta do mundohen ta strukturojnë vetë edhe pse do ketë përplasje, por do përpiqen në fund të krijojnë një gjë të shëndetshme se kërkesa më e madhe e tyre është një PD e madhe e shëndetshme.
Nga krahu tjetër forcat e reja politike kanë gjenezë politike, forca të cilat kanë dalë nga hiçi këto parti të vogla kanë dalë nga zero do mundohen të strukturohen bashkë sepse është e rëndësishme në luftën politike.
Këto thasët që ka Rama vendosen në balancë se zgjedhjet janë balancë dhe Rama vjen me thasë me vete dhe shtrirja e frymës kërkohet të jetë përtej logove të vjetra dhe ky është pozicioni që do marrin partitë e vogla të reja.
PD ka votën e saj dhe me sa duket PD se mbush dot vakumin dhe ky është momenti që partitë e reja futen në lojë. Duhet të strukturohemi shumë mirë nëse duam të rrëzojmë Edi Ramën me këtë sistem se ata s’kanë vullnetin për ta ndryshuar kanë hyrë në ethet e listave tani. Momenti i votës së lirë, votimi me lista të hapura është tjetër gjë dhe proporcionali është tjetër gjë janë dy gjëra të ndryshme por që shkojnë bashkë.



