Kuvendi Kombëtar/ Dasho: Iu bashkova ftesës së PD-së, si kritik ndaj qeverisë Rama. Opozita shqiptare, ende e paunifikuar (VIDEO)

Kuvendi Kombëtar/ Dasho: Iu bashkova ftesës së PD-së, si kritik ndaj qeverisë Rama. Opozita shqiptare, ende e paunifikuar (VIDEO)

Partia Demokratike e Rithemelimit po zhvillon sot Kuvendin Kombëtar ku pritet Sali Berisha të votëbesohet si kryetar si dhe të vendoset e ardhmja e aksionit opozitar.

Gazetari Mareglen Kume, në një komunikim për MCN lajme, ka njoftuar se këtij Kuvendi i janë bashkuar edhe disa emra të intelektualëve, të cilët në forma dhe mënyra të ndryshme do të kontribuojnë në PD, drejtuar nga Sali Berisha.

Një ndër ta, dr. Erion Dasho, tha për mikrofonin e MCNtv se ai i është bashkuar ftesës së PD-së, si një kritik i qeverisë Rama, teksa tha se kontributi i tij do të jetë në fushën e shëndetësisë.

Së pari ishte ftesa që u bë nga PD-së dhe drejtuesit e sa, të cilën e vlerësova si një nder.

Unë jam kritik i qeverisë Rama dhe më PD-në na ka bashkuar tërë kohës kundërshtimi ndaj qeverisë së tyre dhe politikave qeverisëse, poashtu na bashkon opozita që kemi ndaj pozitave të mbrapshta të qeverisë së Edi Ramës. Unë jam kritik kryesisht në fushën time, aty ku e bëj më së mirë, në shëndetësi, ku konstatoj se jemi në një pikë ku sistemi shëndetësor ka arritur fundin e saj, ku është ndjekur një politikë keqmenaxhuese e sistemit shëndetësor.

Është e vërtetë që shikoj një opozitë shqiptar e cila ende është e pa unifikuar në veprimet e veta. Brenda kësaj opozite kemi një PD e cila është forca kryesore e opozitës, prandaj jam bashkuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy