Pasagjerët e Jet Airways pësojnë dëmtime, pasi ekuipazhi “harroi" të aktivizojë sistemin e presionit

Pasagjerët e Jet Airways pësojnë dëmtime, pasi ekuipazhi “harroi" të aktivizojë sistemin e presionit

Më shumë se 30 pasagjerë filluan të kishin gjakderdhje nga veshët dhe hundët pasi ekuipazhi kishte “harruar të aktivizonte sistemin e presionit të kabinës”, menjëherë pas ngritjes së aeroplanit.

Ekuipazhi i Jet Airways harroi të aktivizonte sistemin e presionit të kabinës, duke lënë pasagjerët të pësojnë lëndime të dhimbshme, ndërsa aeroplani u ngjit në qiell.

Po sipas mediave, bëhet fjalë për pasagjerët e një aeroplani Boeing 737, gjatë një fluturimi nga Mumbai në Jaipur në Indi.

Sipas mediave të huaja, të paktën tetë vetë nga pasagjerët u shtruan në spital.

Aeroplani mbante 166 pasagjerë dhe pesë nga ekuipazhi, në atë që duhej të ishte një fluturim dy orësh.

Jet Airways tha se gjendja e pasagjerëve në fluturimin e së enjtes ishte shkaktuar nga një “humbje në presionin e kabinës”.

Siç shtohet tutje, si rezultat, ishin aktivizuar maskat e oksigjenit.

Në janar, Jet Airways kishte një konflikt mes dy pilotëve pas raporteve të tyre brenda kabinës të një fluturimi nga Londra në Mumbai. Fluturimi, krijoi panik me 324 pasagjerë, por që në fund pati një ulje të sigurt në pistë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy