Thirrja e Patozit: Secili do të korrë atë që ka mbjellë vetë

Thirrja e Patozit: Secili do të korrë atë që ka mbjellë vetë

Deputeti i PD-së, Astrit Patozi, shprehet se dita e sotme është dita kur flet sovrani dhe heshtin politikanët.

Patozi shprehet se nuk pret pjesëmarrje të lartë në zgjedhje, kjo për shkak të zhgënjimit prej ofertave kryesore.

Ai u bën thirrje demokratëve të dalin në zgjdhje dhe të mos e humbin shansin për të ndryshuar të ardhmen e vendit.

Prononcim pas votimit në qendrën Nr.1964 tek shkolla "Lidhja e Prizrenit" në Tiranë

Sot në fakt është dita që flet vetëm sovrani dhe politikanëve u takon më shumë se të tjerëve të heshtin.

Është dita e gjykimit të tyre, për atë që kanë bërë dhe nuk kanë bërë në këto 4 vjet. Retorika nuk ka shumë vlerë tani, sepse tek e fundit secili do të korrë atë që ka mbjellë vetë.

Nesër në këtë kohë me siguri që do të kemi një rezultat paraprak dhe, sigurisht, jo të gjithë mund të thonë sërish që janë fitues apo forcë e parë.

Do te doja shumë që shqiptarët të dilnin në shumicë dërrmuese për të votuar, më fort se herët e tjera, por druaj që kjo s'ka për të ndodhur, pasi ndjej që ka një zhgënjim jo të vogël prej ofertave kryesore.

Uroj me gjithë shpirt që të jem i gabuar në ketë pikë.

Natyrisht, nuk mund ta fsheh që vëmendja ime më e madhe është e fokusuar tek Partia Demokratike, si sfidante e pushtetit, por edhe si forca ime politike. Dhe jam i bindur që demokratët nuk do ta shpërdorojnë këtë shans, si një mundësi, jo vetëm për të ndryshuar Shqipërinë, por edhe fatin dhe të ardhmen e partisë së tyre. Nuk ka vend për pesimizëm. Vetëm kaq mund të them për sot.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy