Softa: Ministria e Brendshme s’i ka kapacitetet për të zbuluar se kush ka pasur ‘Sky ECC’ dhe ‘EncroChat’. Policët që i kanë përdorur nuk do e pranojnë

Softa: Ministria e Brendshme s’i ka kapacitetet për të zbuluar se kush ka pasur ‘Sky ECC’ dhe ‘EncroChat’. Policët që i kanë përdorur nuk do e pranojnë

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa deklaroi në studion e emisionit “Fact Check” se policët që kanë përdorur aplikacionin "Sky Ecc" dhe "EncroChat" nuk do ta pranojnë këtë gjë në formularin e vëtëdeklarimit.

Duke vijuar më tej, Softa tha Ministria e Brendshme nuk i ka kapacitetet për të zbuluar se kush e ka pasur këtë aplikacion, pasi nëse do e kishte nuk do ishte nevojë që të zgjidhej metoda e formularëve.

Është një numër i dhënë nga AMP dhe nuk e dimë ky numër është më i madh se presim edhe zbërthimin e aplikacionit 'Sky Ecc' dhe 'Encrochat' i cili do ta thellojë dhe do të japë më shumë fakte për përfshirjen e organizatës apo % e organizatës në krim.

Edhe grupet kriminale që ngrihen nuk ngrihen thjesht për të bërë një aktivitet kriminal, por qëllimin e tyre ekonomik e kanë.

Sepse fillojnë nga veprat penale të vogla. Lufta është për para, për ekonomi, dhe lufta mes bandave është për influence ekonomike, për influencë territoriale.

Qëllimi i tyre është ekonomia, pasja e një ekonomie me çdo metodë, me çdo kusht. Kanë filluar nga krimet e vogla, nga vjedhjet, nga grabitjet nga kultivimi i lëndëve narkotike, nga brenda territorit pastaj dalja në tregjet e mëdha ndërkombëtare, pastaj lidhja me grupet e politikës.

Të gjitha ata persona që janë të pastër dhe nuk janë marrë me këtë sistem e kanë shumë të thjeshtë, 'thonë ma jep se do ta plotësoj'. Ata persona që e kanë përdorur nuk do të jenë “të sinqertë” se kjo automatikisht do i krijojë probleme.

Ministria e Brendshme nuk e ka këtë kapacitet për të zbuluar se kush ka pasur aplikacionin “Sky” se nëse do e kishte nuk do kishim nevojë të shkonim tek deklarimi, do shkonim tek personat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy