Shkëmbimi i territoreve me Serbinë, Brokaj mbështet Qosen

Shkëmbimi i territoreve me Serbinë, Brokaj mbështet Qosen

Ish-­ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj, mbështet tezën e akademikut Rexhep Qosja për shkëmbimet e territoreve me Serbinë.

Brokaj thotë në një intervistë për “Panoramën” se një propozim i tillë duhet të jetë në tryezën e bisedimeve të politikës shqiptare. Brokaj vlerëson se faktori ndërkombëtar po toleron më shumë veprimet e serbëve në Kosovë, sesa vetë shqiptarët dhe nisur nga kjo, propozimi i Qoses duhet parë me mençuri dhe objektivitet.

“Pa e analizuar, në shikim të parë të duket si një gjë e papranueshme. Por e thënë nga një mendimtar i thellë dhe një patriot i madh, siç është Rexhep Qosja, politika duhet ta mendojë mirë. Unë mendoj se ky propozim duhet të jetë në tavolinën e bisedimeve të politikës shqiptare”,­ thotë Brokaj për “Panorama”.

Duke analizuar përsenë e këtij qëndrimi, Brokaj akuzon ndërkombëtarët se po tolerojnë serbët, ndërkohë që “flitet dhe pranohet nga të gjithë se jemi për bashkimin e shqiptarëve në BE. Por ne shohim që sikur nuk po ecën integrimi europian”.

Ai kritikon qëndrimin e socialistit Pandeli Majko, duke thënë se ai po merret me slogane, në një kohë kur vendi sa i takon integrimit nuk po ecën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy