Balla: Dekreti i Metës, spirale e rrezikshme/ Presidenca: Reflektoni deri të enjten

Balla: Dekreti i Metës, spirale e rrezikshme/ Presidenca: Reflektoni deri të enjten

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS, përmes një deklarate për mediet nga kryesia e Kuvendit u shpreh sot se, “mazhoranca rrëzoi dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, pasi ky dekret u vlerësua si një përpjekje për ta futur vendin në një spirale të rrezikshme 180 ditë përpara zgjedhjeve”.

“Kuvendi i Shqipërisë përmes Komisionit të Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit të Republikës për Kodin Zgjedhor, të shumta janë argumentet e rrëzimit që shoqërojnë dekretin, por ajo që dua të them është se rezultati i përket shumicës së deputetëve të Kuvendit për t’i dhënë rrugë hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Kod. Duhet refuzuar përpjekja e Metës për ta futur vendin në një spirale të rrezikshme sa kohë që janë më pak se 180 ditë në dispozicion”, u shpreh Balla.

Fill pas kwsaj deklarate, Presidenca i përgjigjet kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, i drejtohet Ballës, duke i kërkuar të reflektojë dhe të thellohet deri të enjten. Përplasja mes Presidencës dhe Qeverisë ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese, teksa Meta kërkon që të merret opinioni i Venecias, ndërsa mazhoranca refuzon.

“Z.Balla, reflektoni dhe thellohuni deri të enjten! Presidenti e dëgjoi thirrjen e Europës! Dëgjojeni edhe ju! Boll e morrët peng të ardhmen europiane të Shqipërisë!”, shkruan Blushi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy