Godole për kryesinë e PD- së: Një parti që nuk ka 61 kandidatë, ose të shkrijë partinë ose të dorëzojnë vulën te Berisha

Godole për kryesinë e PD- së: Një parti që nuk ka 61 kandidatë, ose të shkrijë partinë ose të dorëzojnë vulën te Berisha

E ftuar në emisionin "Të Paekspozaurit" në MCN TV, anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole, teksa foli për lidershipin e parisë së drejtuar nga Enkelejd Alibeja, deklaroi se një parti që nuk nxjerr dot 61 kandidatë, duhet të vlerësojë me seriozitet misionin e saj. 

Ajo i bëri thirrje Alibeajt, që ose të shkrijnë këtë forcë politike ose të dorëzojnë vulën te Berisha. 

Një parti që nuk mundet të gjejë 61 kandidatë të denjë për të konkurruar, është një parti që jo vetëm nuk ka kryer detyrat e shtëpisë, por duhet të shohë me seriozitet misionin e saj.

Ose shkohet me 61 kandidatë, ose duhen gjetur arsyet përse këto kandidatë nuk janë aty.

Unë nuk kisha ide se si ishte gjendja në PD, përpara se të shkoja në mbledhjet e kryesisë.

Nuk shihja gjatë vitit të fundit, një angazhim nga lidershipi që të mblidheshim dhe të organizoheshim. Vetë kam kërkuar të mblidheshim dhe të takoheshim.

Zgjedhjet i shoh si diçka shumë serioze.

Mendova se do na sillnin dosje të kandidatëve, dhe do të kishte 2-3 kandidatë për të zgjedhur më të miri.

Unë mendoj ose do të shkosh në zgjedhje, me 61 kandidatë, si një forcë politike serioze, ose pastaj mund të shkrihet partia, shkrijeni partinë ose bëni koalicion të hapur me Fotloren, jepeni atë vulën, sepse kjo nuk mund të jetë parti që shkon kështu në zgjedhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy