Pedagogu në Institutin e Studimeve Evropiane, Ermir Gjinishi, duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” mbi konfliktin në Siri zbuloi arsyen pse sipas tij nisi tani lufta.
Gjinishi thotë se Turqia dhe SHBA i bënë ofertë Asadit që të largohet nga Irani dhe do qëndronte në pushtet dhe do t’i hiqeshin sanksionet, por kjo ofertë u refuzua.
“Përse plasi konflikti në Siri tani? Të gjitha forcat që po përplasin kanë qenë prezente. Ndodhi tani sepse në 20 dhjetor mbaron afati i saksioneve që janë vendosur ndaj Damaskut, pushtetit nga faktori ndërkombëtar. Çfarë ka lëvizur ‘underground’, Turqia, SHBA, me ndërmjetësimin e Katarit, i bënë një ofertë Asadit. Oferta ishte largohu nga Irani, ti do qëndrosh në pushtet, do hiqen sanksionet dhe do fillojë rindërtimi i Sirisë. S’ka qenë fare në plan ndarja e Sirisë. Pse plasi tani lufta dhe në ç’pikë do na çojë lufta, jo domosdoshmërisht në ndarje. Tani mbaroi afati i sanksioneve dhe iu dha oferta. Tragjiko-komike këtu është pjesa që ti i ofron këtij regjimi serian, ‘demokratët’ e Al-Kaedës?! Këta u distancuan nga Al-Kaeda në 2016”.
Ai tha që zyra operacionale Siri-Iran-Rusi do të kundërpërgjigjet.



