Programi i Rindërtimit/ Rama: Platforma online eliminon çdo “harresë” në verifikimin e banesave

Programi i Rindërtimit/ Rama: Platforma online eliminon çdo “harresë” në verifikimin e banesave

Kryeministri Edi Rama publikoi sot të dhënat e deritanishme mbi ecurinë e Programit të Rindërtimit, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Përmes publikimit të një raporti të përmbledhur, Rama shprehet se deri tani me vendim të Këshillit të Ministrave janë shpallur deri 18 zona të reja zhvillimi në 7 bashki.

Ndërsa sa i përket platformës online, Kryeministri shprehet se ajo siguron verifikimin e çdo rasti në nevojë dhe i jep çdo qytetari mundësinë të hyjë në listën e përfituesve, duke eliminuar kështu çdo boshllëk apo “harresë” që mund të ndodhë si rezultat i pasaktësive në verifikimet e banesave.

“Raport i përmbledhur për këdo ndër ju që ka interes të informohet mbi ecurinë e Programit të Rindërtimit”, shkruan Rama.

• Janë shpallur deri tani, me Vendim të Këshillit të Ministrave 18 zona të reja zhvillimi në 7 bashki:

• Kurbin: 2 zona

• Krujë:​ 3 zona

• Tiranë: 9 zona

• Vorë: 1 zonë

• Shijak: 1 zonë

• Durrës: 1 zonë

• Kavajë: 1 zonë

Studimi për shpalljen e të gjitha zonave të nevojshme vazhdon.

Zonat e tjera për zhvillim në pritje për miratim janë:

1. Krujë (Qytet dhe fshat)

2. Kamza (Qytet)

3. Lezha (Qytet)

4. Durrësi (Qytet)

5. Kavajë ( Golem)

6. Shijak (Rurale)

7. Kurbin (Fshat)

• Procesi i shpronësimeve pjesore në zonat e miratuara për zhvillim

Ka nisur procesi i shpronësimit për zonën e re për zhvillim, Zona 1/1 Laç, bashkia Kurbin dhe është ngritur Komisioni i Posaçëm sipas kërkesës së ligjit. Po përfundojnë procedurat ligjore për shpronësimet e nevojshme brenda perimetrit të 18 zonave zhvillimore.

• Planet e detyruara vendore (PDV)

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit drejton, në bazë të kërkesës së ligjit, procesin për evidentimin e kompanive të kualifikueshme për hartimin e planeve – lista paraprake. Për 3 zonat e shpallura zyrtarisht (zons 1/1 Laç, zona 1 Thumanë dhe zona 1 Shijak), AKPT ka përfunduar procedurën e përzgjedhjes së 3 kompanive dhe është nënshkruar kontrata. Pritet dorëzimi i PDV-ve përkatëse si më poshtë:

1. Laç, zona 1/1: 24 shkurt

2. Thumana, zona 1: 25 shkurt

3. Shijak, zona 1: 25 shkurt​

Lidhur me 6 zonat e tjera, shpallur në datë 29.01.2020 dorëzimi i PDV-ve pritet ne 13 mars.

• Modelet e shtëpive për zonën fshat

Enti Kombëtar i Banesave ka hapur garën për modelet e njësive individuale të banimit. Është firmosur kontrata për hartimin e modeleve dhe në 6 shkurt pritet dorëzimi i tyre. Më pas njësitë zbatuese do të nisin procesin ligjor të zbatimit, nga prokurimi deri tek ndërtimi i shtëpive.

• Procesi i vlerësimit të thelluar

Ky proces që po zhvillohet intensivisht, pikë për pikë sipas ligjit është vendimtar për fatin e godinave të pabanueshme. Vetëm pas këtij procesi vendoset në bazë të vlerësimit të ekspertëve, nëse godina duhet shembur.

• Platforma e aplikimit online

Kjo platformë siguron verifikimin e çdo rasti në nevojë dhe i jep çdo qytetari mundësinë të hyjë në listën e përfituesve, duke eliminuar kështu çdo boshllëk apo “harresë” që mund të ndodhë si rezultat i pasaktësive në verifikimet e banesave.

Të gjithë qytetarët e interesuar duhet të drejtohet tek njësia përkatëse administrative

Deri ditën e premte datë 31 Janar janë hapur 75 zyra dhe janë 130 punonjës në dispozicion të qytetarëve. Aplikimet e qytetarëve kanë nisur.

Pas saktësimit të listës përfundimtare të subjekteve që do të përfitojnë nga Programi i Rindërtimit, listat e përfituesve do të miratohen në Këshillat Bashkiakë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy