Dy turistë holandezë aksidentohen me motor në Borsh

Dy turistë holandezë aksidentohen me motor në Borsh

Dy turistë holandezë janë përfshirë në një aksident rrugor pa pasoja për jetën në aksin rrugor Borsh-Kuç në Vlorë.

Policia sqaron se ngjarja ndodhi rreth orës 17:40 minuta të mbrëmjes së sotme në vendin e quajtur “Qafa e Dërrasës”, ky shtetasit holandezë me iniciale E.Z., 66 vjeç dhe L.C., 65 vjeçe, duke udhëtuar me një mjet tip motor kanë përfunduar jashtë rruge.

Për pasojë, pasagjerja ka mbetur e plagosur lehtë, ndërsa është transportuar në drejtim të Spitalit të Vlorës për mjekim të specializuar pas marrjes së ndihmës së parë në qendrën shëndetësore të fshatin Kuç.

Shkak i aksidentit është humbja e kontrollit të mjetit.

“Dy shtetasit e huaj kishin dalë për turizëm malor në zonat përreth fshatit Kuç”, sqaron policia.

Po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me ngjarjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy