Britani / Çfarë ndodh pas votës së të enjtes

Britani / Çfarë ndodh pas votës së të enjtes

Paradoksalisht, kryeministrja britanike Theresa May, pas rezultatit shokues të zgjedhjve të së enjtes, do të ketë të njëjtin numër votash në një koalicion të ri me partinë demokratike të unionistëve, që janë mbështetësit e qëndrimit të Irlandës së Veriut nën kontrollin britanik.

Pas autogolit spektakolar, sërish duket se konservatorët do të kualifikohen me golavarazh. Kryeminsitrja britanike, pasi mori bekimin e Mbretëreshës, do të drejtojë Britaninë me një qeveri pakice, pasi asnjë nga partitë në Parlamentin e ri nuk ka shumicën.

Formatimi i qeverisë së re duket se bazohet në të njëjtat figura kryesore politike të qeverisë së kaluar. Ajo që do të ndryshojë janë marrëdhëniet e qeverisë së re me Parlamentin e ri të balancuar politik dhe negociatat e vështira me BE-në për “Brexit”, i cili pas tërmetit politik duket se do të jetë më i butë sesa një ditë më parë, pasi kështu duket se ka vendosur elektorati britanik.

E ndërkohë që laburistët e opozitës arritën një rezultat spektakolar, me një shtim të elektoratit, i paparë që nga koha e Luftës së Dytë Botërore, nacionalistët e Skocisë përgjysmuan numrin e deputetëve, duke vënë në pikëpyetje mundësinë e një referendumi të dytë për shkëputjen e Skocisë nga Britania.

“Kush guxon, jo gjithmonë fiton” duket se është mesazhi i zgjedheve të parakohshme. Vërtet Britania ka nevojë për siguri në ditët e muajt në vazhdim, por qeveria që do e drejtojë do të kryesohet nga një kryministre që rrethohet nga një pasiguri politike e paprecedentë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy