Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:10, kur familjarët e tij kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Bulqizës.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë konstatuar se 53-vjeçari kishte ndërruar jetë.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa Prokuroria po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



