Dashevci: Kosova nuk mund të preket. NATO ka pesëfishuar ushtarët, organet tona të sigurisë janë vigjilente

Dashevci: Kosova nuk mund të preket. NATO ka pesëfishuar ushtarët, organet tona të sigurisë janë vigjilente

NATO është shprehur i shqetësuar për destabilitet në Kosovë dhe për përkeqësim të situatës së sigurisë.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV në një lidhje skype nga Mitrovica, eksperti i sigurisë në Kosovë Arben Dashevci tha që Kosova nuk mund të preket.

 

Drupal Ad

 

 

 

Ai theksoi se nuk mund të ketë një sulm frontal, apo të ngjashëm me Banjskën, pasi NATO ka pesëfishuar numrin e ushtarëve dhe organet e sigurisë së Kosovës janë në vigjilencë të plotë.

"Seancat e këtij Samiti i kam përcjell. Nuk duhen harruar ambiciet e despotit Putin në Ballkan, data e 29 majit dhe 24 shtatorit s’mund të harrohen kurrë më në histori. Kosova ka mësuar shumë dhe vigjilenca është e paparë. Në aspektin e sigurisë së brendshme, në këtë qytet (Mitrovicë) dhe situata matanë urës së Ibrit, në katër komuna është tepër e qetë. NATO ka pesfishuar numrin e ushtarëve. Lajmi që edhe Sllovenia do ta dyfishojë numrin e ushtarëve deri në vitin 2025, edhe kjo na qetëson shumë. Qasja e NATO-s është e drejtë. Rusia do që të humbasë vëmendjen atje, dhe ta zhvendos në Ballkan, në radhë të parë në Bosnjë, dhe përpjekje për destibalitet të grupeve kriminale të dirigjuara nga Serbia. Kryeministri dhe Presidenti i Serbisë e shohin që trysnia po rritet dhe Kosova s’mund të preket.

Për momentin nuk shoh asnjë kërcënim të përmasave të Basnjskës. S’mund të ketë më Banjskë në Kosovë, sepse NATO i ka pesfishuar numrin e ushtarëve. Duke marrë parasysh Policinë e Kosovës dhe të gjitha instancat. Banjska na ka mësuar çdo gjë. Deklarata e parë e O’Brien kur Vuçiç ka shpallur ambiciet e veta, doli dhe i tha në Bosnjë jo, në Kosovë jo. Situata e sigurisë matanë lumit Ibër, kur kaloi nga stadi i kuq në portokall, nuk ka ndryshuar deri në këto momente. Brenga e NATO-s është e drejtë dhe është e drejtuar nga Rusia. Ne jemi në Ballkanin e nxehtë dhe s’i të mos jetë ajo brengë, derisa Serbia të dorëzojë kriminelët, gjendja do mbetet në stadin e portokalltë. Nuk është në stadin e kuq. Por është alarmi i kuq për shkak të Rusisë, që do ta ndryshojë vëmendjen. Europa po përshpejton, bota po përshpejton, s’ka gëzim më të madh se sa të anëtarësohet Kosova në NATO. Do jemi direkt në umbrellën kolektive. Kemi një fat të madh që NATO-n e kemi në Kosovë, s’ka nevojë të aktivizohet neni 5. Nëse dikush sulmon Kosovën, atëherë sulmohet NATO, dhe të kesh punë me NATO-n është paksa problematike, pa harruar asesi organet tona kredibile të sigurisë me vigjilencë të paparë në çdo cep të Republikës së Kosovës”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy