“Xhadat”- OSHEE bën kërdinë me faturat e janarit. I faturon pensionistes 850 mijë lekë energji për një muaj

“Xhadat”- OSHEE bën kërdinë me faturat e janarit. I faturon pensionistes 850 mijë lekë energji për një muaj

Emisioni “Xhadat” trajtoi problemin e znj. Servete Kasmi në lidhje me mbifaturimin nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Laç. OSHEE e ka faturuar znj. Kasmi për muajin janar me vlerën prej 850 mijë lekësh të vjetra ndërsa muaji shkurt është faturuar me 280 mijë lekë të vjetra.

Ajo thotë se jeton e vetme në shtëpi pasi bashkëshorti ka ndërruar jetë, ndërsa fëmijët jetojnë jashtë Shqipërisë. Në shtëpi ka vetëm një televizor dhe një frigorifer ndërsa për tu ngrohur ajo thotë se ngrohet me reflektor gazi. Znj. Servete Kasmi tregon se nuk është debitore dhe për çdo muaj ajo ka paguar 40 apo 50 mijë lek të vjetra energji elektrike.  

Për mbi faturimin ajo është ankuar, por nuk i është marrë kërkesë-ankesa pranë zyrave te Kujdesit ndaj Klientit, pranë OSHEE Laç. Sipas saj, elektriçisti i zonës ka shkuar në banesë, ka hapur matësin dhe nuk i ka lënë asnjë procesverbal.

Në lidhje më problemin e saj emisioni investigative “Xhadat” u interesua tek zyrat e Kujdesit ndaj Klientit, pranë OSHEE Laç dhe përgjegjësja e kësaj zyre thotë:

Ne e kemi për detyrë të marrim kërkesë - ankesat dhe se nuk është në dijeni nëse zonja ka shkuar apo jo.

Ndërsa punonjësja e Drejtorisë Rajonale të OSHEE, Laç thotë se:

Zonja i ka në matës këto KW por nuk ka dijeni se pse nuk i është lënë një procesverbal.

Pas interesimit tonë OSHEE ktheu një përgjigje ku thuhet se:

Nga akt konstatimi i datës 21.04.2022 abonenti është faturuar në mënyre jo korrekte që do të thotë se gjendja e matësit nuk përputhet me të dhënat në sistem, çka do të thotë se abonenti ka konsumuar më shumë se është faturuar”.

Ndërsa dyshimit nëse ka lidhje apo jo të jashtëligjshme OSHEE nuk i ka kthyer përgjigje.

Pyetja që ne ngremë është se kush do ta paguajë vlerën prej 1 milionë e 300 mijë lekë të vjetra, derisa OSHEE të bëjë verifikimet?

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy