Porti Turistik i Durrësit/ Meksi: “Kushtetuesja” ka të drejtë, PD nuk i bën siç duhet ankimimet

Porti Turistik i Durrësit/ Meksi: “Kushtetuesja” ka të drejtë, PD nuk i bën siç duhet ankimimet

Avokati Redon Meksi foli në MCN Live mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e padisë së deputetëve të opozitës mbi Portin Turistik të Durrësit. Meksi thotë se në rastin e Portit të Durrësit gjykata ka vepruar drejt, pasi ankimimi i PD duhet të ishte bërë para ratifikimit në Parlament të marrëveshjes me Emiratet Arabe. Meksi thotë se e njëjta gjë është vlen edhe për VKM-në për konfiskimin e pronave, duke theksuar se mund të gjesh paligjshmëri por jo antikushtetueshmëri. Avokati vë në dukje se PD nuk ka vepruar në mënyrën e duhur ligjore. “Te rasti i Portit të Durrësit kemi një problem juridik, gjykata në këtë rast ka vepruar drejt. Nuk është ankimuar marrëveshja për Portin e Durrësit, por marrëveshje e ratifikuar e vitit 2020, që ka pasur lidhje me Emiratet Arabe. Në Kushtetutë shprehet qartë marrëveshjet e ratifikuara ankimohen para ratifikimit në Parlament. Pasi ratifikohen marrin fuqinë e ligjit dhe prevalojnë mbi ligjet e brendshme të vendit. Afati i ankimimit ka qenë me vonesë. Këtë marrëveshje PD duhet ta kishte ankimuar në 2020-ën, para ratifikimin e Parlamentit. Marrëveshja mund të bjerë në kundërshtim me marrëveshjen e MSA-së në 2006. Nëse është vetëm për pjesën e ligjshmërisë, dhe kushtetutshmërisë së marrëveshjes, në çastin që ka kaluar për ratifikim nuk e gjykon dot më sipas Kushtetutës sonë”, shprehet Meksi. “Edhe te VKM-ja është e njëjta gjë. PD nuk e di pse nuk merren vesh, pse nuk bëjnë siç duhet ankimimet. Nga ç’kemi pasur në Parlament ka disa debila funksionale që nuk kanë arritur kurrë të shkojnë në gjykatë. Në VKM mund të gjej shumë paligjshmëri, por jo antikushtetutshmëri. Mund t’i drejtoheshin Gjykatës Administrative. Nuk kemi parë njëherë që PD të veprojë në mënyrë ligjore. Kanë bërë propagandë pa vepruar ligjërisht. Ajo VKM nuk shpëton ndërtuesin nga burgu. Tjetër gjë se Prokuroria jonë bën sikur nuk sheh gjë. Kjo VKM është e bazuar te Ligji për Zhvillimin e Territorit dhe thjesht përforcon atë nen. Ti mund ta kundërshtojë për anti-ligjshmëri jo për anti-kushtetueshmëri. Duhet t’i kishte arrestuar Prokuroria, ndërtuesit, shefin e zonës”, vijon ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy