Eksperti i ekonomisë Pano Soko në ‘MCN Economy’ ka folur lidhur me rishikimin për ligjin e PPP-ve ndërsa u shpreh se ligji sot lejon realizimin e një tenderi me vetëm një pjesëmarrës.
Ai tha se çdo produkt i zakonshëm sot duhet të jetë në garë, por që sipas tij problemin që sheh te prokurimet në peshën e shërbimeve është pjesa e ofertave të pakërkuara. Sipas tij partneriteti publik-privat ka dalë nga shtyllat baze, pasi koncesionet në Shqipëri janë të parapaguara.
Problemi është si strukturë dhe formë. Ideja është se korrupsioni është një problem dhe ai nuk zgjidhet me ligj, por me kod penal. Ti nga ana tjetër mund të zhveshën me ligj mekanizmat, për shembull ajo që duhet ndërhyrë është se ne kemi pasur trend të jashtëzakonshëm të ofertave, ligji lejon që ti të organizosh tender me vetëm një pjesëmarrës. Problemi tjetër që shoh në prokurimet në peshën e shërbimeve është pjesa e ofertave të pakërkuara e cila në filozofinë ekonomike është që nëse ti prodhon një softuer ushtarak që e ke vetëm ti dhe mua më duhet për ushtrinë time është e kotë që unë të organizoj një ankand, dhe këtu mund të bëjë sens oferta e pakërkuar.
Por sipas Sokos të bësh ofertë të pakërkuar për rrugë kur kemi 5 mijë kompani rrugësh kjo nuk bën sens dhe kjo duhet të rregullohet te ligji.
Shteti e di vetë se çfarë i duhet, e ka të qartë çfarë i mungon, nëse nuk e ka të qartë dhe i pret ofertat nga lartë poshtë më mirë të iki, prandaj kjo ofertë duhet rregulluar. E treta si do zgjidhet marrëveshja e partneritet publik-privat, problemi është se kanë lëvizur nga kollona bazë, privati ndërton ofertën dhe më pas kur shteti merr shërbimin fillon dhe paguan me këste. Nuk mund ta quajmë partneritet publik privat kur në fakt është një tender në kundërshtim me ligjin disa vjeçar.
Më tej ai shtoi se këto nuk janë koncesione, PPP, janë tender me kohëzgjatje më shumë se sa një vit.
Ai e ka parapaguar, parapaguan sterilizimin, inceneratorët dhe të gjithë me radhë, dhe në mendimin tim pjesën e PPP që është dhe thelbi i problematikës këtu duhet të ketë një lojalitet politik. Në momentin e caktuar kontrakton detyrime financiare që shkojnë dhe 35 vjet në të ardhmen pa e ditur se çfarë vullneti do të ketë ajo qeveri pas 35 vitesh me çfarë të drejte kjo qeveri e para 35 viteve vendos si do i përdorë paratë qeveria pas 35 viteve. Duhet ta fragmentojë të paktën implementimin e ligjit, pra një qeveri mund të kontraktojë shërbime që zgjasin sa është afati i asaj i qeverisë. Nëse do duhet të kontraktohet më gjatë se kjo, duhet të kaloj në parlament dhe të merret miratimi i opozitës. Nuk mund të tenderosh ti sot paratë për 15 vjet, se ke këtë të drejtë politike.



