Në Spanjë, pas disa javësh bllokim dhe pamundësi për të dalë nga shtëpia, sot fëmijët kanë mundur të dalin.
Të gjithë të miturit nën 14 vjeç pas 44 ditësh sot kanë shijuar ambientet jashtë shtëpisë në shoqërinë e prindërve.
Ditët e fundit në Spanjë duket sikur ka dritë në fund të tunelit pasi rastet me infektime kanë rënë, gjithashtu edhe numri i viktimave është ulur.
Kushtet e reja do të lejojnë 6.3 milion qytetarë nën moshën 14 vjeç të dalin nga shtëpia një orë në ditë midis 9 dhe 19, duke qëndruar brenda një kilometri të shtëpive të tyre dhe të shoqëruar nga një i rritur.



