
Teologu Ermir Gjinishi, teksa foli në emisionin “”Të paekspozuarit” në MCN tv lidhur me rastin e mjekut Dervish Hasi që akuzohet se ka abuzuar me një minorene, tha se Gjinishi tha se religjioni përdoret thjesht edhe si maskim.
Sipas tij KMSH si institucion përgjegjës ka përgjegjësi, dhe duhet të marrë masa për vet imamin që i ka martuar, dhe që paguhet nga Komuniteti Musliman.
Këtu del se Imami që i ka martuar Hasin dhe vajzën paguhet nga Komuniteti.
Problemi kryesor e para është institucioni përgjegjës. Ky rast ka përfshirë jetën fetare të myslimanëve që kanë një institucion që quhet KMSH. Institucioni duhet të marrë masa sepse s’është çështje e vogël.
Kjo që ka ndodhur është një mashtrim. Është bërë një martesë fetare ka rregulla që funksionojnë që në fe, tani ky imami ka shkelur rregullin nr.1, ai ka bërë një krim, hetimi duhet nisur që nga ai, se ka bërë një akt martesor kundër kushteve fetare. E ka parë ai aktin, a ka qenë Nikah apo jo?
Ka bërë një mashtrim.



