
Gjuhëtari Xhevat Lloshi gjatë një bidede në studion e emisionit “Arnautistan” u ndal te teza pellazge. Sipas tij, kjo tezë nuk bazohet në prova shkencore dhe është përbërës i një vale antishkencore dhe antikombëtare. Lloshi theksoi domosdoshmërinë për një qasje shkencore në studimin e historisë, pa rënë në grackën e pseudopatriotizmit.
Ne duhet të dalim në debat duke thënë: ka shpërthyer një valë antishkencore dhe antikombëtare. Pellazgët nuk janë në shkencën botërore një entitet i pranuar. Kush kanë qenë para se të vinin ilirët dhe grekët në Ballkan? Kanë qenë një popullsi që njihet si kultura danubiane, 6500 vjet para erës sonë.
Në asnjë rast arkeologjia nuk ka treguar se këto popullsi paraeuropiane kanë qenë pellazgët. Edhe nëse pranohet se ka pasur një popullsi të tillë, nuk kanë qenë indoevuopianë. Kjo na heq ne rrënjët indoeuropiane. Me tezën pellazgjike duan të rrëzojnë origjinën indoeuropiane.
Shkenca sot i merr popujt në një kompleksitet të jetës. Në librat e historisë thuhet që në 1864 në Stamboll u mblodhën disa shqiptarë të shquar për alfabetin. Këto janë ndërtuar me dëshirën romantike kombëtare. Pse duhej të mblidheshin, në cilën shtypshkronjë do ta botonin alfabetin. Në atë vit, Ismail Qemai ishte 21 vjec në Vlorë dhe u martua. Si mund të ishte në Stamboll? Në atë kohë, Kristoforidhi ishte në Tunis, i martuar me 2 fëmijë. Si mund të ishte në Stamboll?
Energjitë tona dhe specialistët tanë duhet të përqendrohen në studimin e shkencës nga pikëpamja shkencore jo nga pseudopatriotizmi. Ky i fundit krijon iluzione të rreme



