Kriza e transportit, Mema: Kemi mungesë të theksuar stafi, reduktim të mjeteve nëse nuk plotësohen kushtet (VIDEO)

Kriza e transportit, Mema: Kemi mungesë të theksuar stafi, reduktim të mjeteve nëse nuk plotësohen kushtet (VIDEO)

Kreu i Shoqatës së Transportit Urban Dashnor Mema në MCN Live ka komentuar lidhur me problematikat e shumta me të cilat po përballet ky sektor ku u shpreh se më kryesorja mbetet mungesa e drejtuesve të këtyre mjeteve. Ai tha se kjo mungesë është theksuar më tepër pasi një numër i lartë kanë vendosur të largohen drejt vendeve të BE-së për kushte më të mira, ndërsa theksoi se institucionet këtu nuk kanë vënë dorë mbi transportin publik urban. Sipas tij, mungesa e theksuar e stafit ka ardhur që pas pandemisë duke sjellë që ata shoferë që janë të punojnë me orë shtesë për të mbuluar vakancat. “Duke qene se problemet tona janë bërë të ditura prej kohësh shteti ka qenë inekzistent, nuk ka pasur zgjidhje konkrete për këtë sektor. Ne sot nuk jemi në gjendje të kemi punëtorë të kualifikuar, duke qenë se jemi dhe në verë ka rënie të numrit të udhëtarëve dhe rënie të operatorëve. Duke qenë se prej kohësh kemi bërë ankesa dhe asnjëherë nuk janë marrë masa për zgjedhje. Operatorët nga pandemia dhe në vazhdim ka pasur mungesë stafi, operatorët s’po gjejnë krah pune si shoferë të kualifikuar. Në kohën që flasim pjesa më e madhe e operatorëve kanë mungesë për shoferë, çka do të thotë se ata që janë punojnë me orë atë zgjatura për të mbuluar vakancat. Në total si shoferë në të gjithë Shqipërinë janë diku te 600 drejtues mjetesh mungesë”. Në vijim ai theksoi e shoferët po ikin drejt vendeve të BE-së, kryesisht në Gjermani sepse ndikoi dhe njohja e patentave nga shteti gjerman duke i shtyrë të largohen për paga dhe kushte më të mira. “Ne jemi përballë faktit që një shofer këtu paguhet 50-60 mijë lejë të vjetra, kurse gjermani mbi 2 mijë euro. I gjithë sektori ka nevojë për shumë punonjës, shoferët janë më të vështirë për tu gjetur dhe ne jemi më të kujdesshëm për ti përzgjedhur sepse kanë mbi supe një numër të lartë njerëzish dhe puna e tyre është delikate. Ne jemi munduar ti stimulojmë me rritje page, por nuk mundemi t’iu japim atë që ata meritojnë”. Sa i përket kushteve të trasportit urban, Mema tha se çdo operator në vetvete është privat dhe përkushtohet të rrisë shërbimin e vetë. sipas tij, secili operator duhet të përmbushë detyrimet, sepse me këto temperatura udhëtimi është skandaloz nëse kondicionerët nuk ndizen. “Duhet të bëjmë më të mirën për qytetarët. Operatorët kërkojnë se duan që ti shërbejnë qytetarëve në një formë më të mirë. Vetëm sektori transportit publik funksionon me çmime të paracaktuara, çdo gjë tjetër në këtë vend me nisjen e krizës ka pasur rritje të çmimeve, vetëm transporti publik funksionon me të njëjtat çmime. Linjat mundohen që mbi 70% të rasteve ti plotësojnë kushtet”. Një zgjidhje për Memën është që shteti të ulet në tryeza të përbashkëta me ta për të parë se ku duhet të ndihmohet, pasi siç ai shprehet nëse nuk plotësohen kërkesat atëherë do ketë reduktim të mjeteve. “Ne shpresojmë që me fillimin e vitit 2024 linjat ndërqytetëse të logojnë në sistemin e transportit për të lëvizur më lehtë. Me këtë infrastrukturë që kemi buletini online është i pamundur. Shpresojmë që të funksionojë linja ndërqytetëse me fillimin e viti 2024, shpresojmë të kemi shërbim online që udhëtari të mos ketë kontakt me faturinin apo shoferin. Kërkesat e fundit janë drg para një jave jemi në pritje në të kundërt do të dalim me një vendim sepse kështu nuk vazhdohet. Ose do bllokohet sektori transportit ose do reduktohet numri i mjeteve. Nuk duam, por situata është në kushte shumë të vështira dhe kjo e bën të vështirë përballimin. Nëse nuk plotësohet kërkesa kryesore, subvencionet ose rishikim i çmimeve që ofrojmë, do kemi reduktim të mjeteve. Çmimi duhet të jetë 60-70 lekë të reja”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy