Rama në Kuvend: Ftoj shqiptarët të votojnë Lulin, do të marrin peshqesh Metën dhe Monikën

Rama në Kuvend: Ftoj shqiptarët të votojnë Lulin, do të marrin peshqesh Metën dhe Monikën

Kryeministri Edi Rama fjalën në Kuvend për projekt-ligjin e vitit 2021 e ka filluar duke sulmuar opozitën.

Rama tha se nëse qytetarët do të votojnë për PD në 25 prill, si dhuratë do të marrin edhe Ilir Metën e Monika Kryemadhin.

Ndërsa për ish-kryeministrin Sali Berisha, Rama u shpreh se ai udhëheq Lulzim Bashën në betejat politike.

“Ftesat për të mos u marrë me të shkuarën ,dhe për të mos iu kushtuar momenteve tragjike, janë ftesa të arsyeshme. Por mos mbahet parasysh se sot vitin 2020 problemi janë po ata njerëz. Dhe praktikisht kush sot kërkon që të rikthehet në krye të punës së vendit, është absolutisht i pandashëm nga e kaluara. E kaluara pak më e largët, dhe e kaluara më e afërt. Kur shqiptarët u gjendën në zhgjëndrën e humnerës pasi u nxitën të investojnë paratë me moitivin jep 1 merr 2. Dhe pak më pas, ose shumë më pas kur Shqipëria u gjend në vitin 2013 pasi bëri zgjedhjen e duhur për t’i larguar nga detyra, të njëjtët njerëz me një tjetër gropëë borxhesh dhe likuiditeti.

Sot janë të njëjtët njerëz, me të njëjtën formulë, jep 1 të marrësh 3 madje. Ftoj shqiptarët të votojnë për Lulin, dhe të marrin peshqesh Ilir Metën me Kryemadhin, se Saliu nuk diskutohet që është në barkun e Lulit, jo si lepur por si luan. që udhëheq lepurin në luftë.

S’kemi pse fshihemi prapa gishtit. E vërteta është kjo. Sot Shqipëria pavarësisht se ka kaluar një goditje që do të kishte gjunjëzuar padiskutim shumëkënd, dhe do kishte fundosur vendin në rast se në atë goditje do ishin ata që janë të papaunë, dhe shajnë e shpifin, akuzojnë, çorodisin, është jo në kushtet kur mezi mbahet, por po rindërton në ritme jashtëzakonisht të larta. Mjafton të bëjmë një krahasim jo shumë të komplikuara me një vend fqinj që është fuqi ekonomike botërore, ka kaluar disa tërmete, dhe eksperiencat janë të ndryshme..”- tha Rama.

Kryeministri Rama foli poashtu sot për procesin e rindërtimit dhe koston që do të zërë ky proces në buxhetin e vitit 2021, që po diskutohet sot në Kuvend. Rama tha se qeveria po ndërton shtëpi falas, të cilat do t’ju jepen qytetarëve me standarte evropiane.

“Në vitin 2020, problem janë njerëzit e 1997. Pak më pas, në 2013, pasi Shqipëria bëri zgjedhjen e duhur për të larguar nga detyra të njëjtët njerëz me një tjetër gropë borxhesh dhe likujditetesh. Iliri është në barkun e Lulit si Luan jo si lepur. Sot janë të njëjtët njerëz. Ka eksperienca të mira dhe të këqija.Por ndërtojmë lagje me cilësi evropiane. Kërkoni në eksperiencat e tjera, dhe thoni ku është bërë falas kjo. Jepen me kredi të buta, afatgjata, por jo falas. Ne do t’i japim falas, kush i jep falas më thoni? Njerëzit kanë nisur të hyjë në shtëpitë e reja. Janë afro 30 mijë familje të prekura nga fatkeqësia, që nga ato që humbën shtëpinë dhe ishin pa çati tek ato që nuk banojnë dot tani që flasin në apartamente se apartamentet janë të dëmtuara. Për të gjitha ato familje, ky vend ka patur zot, se asnjë nuk u la si familjet që u përmbytën në Shkodër. 1 përmbytje qe, 5 apo 6 milionë dollarë qenë për ato familje dhe u desh të vinim ne në pushtet që ato të merrnin lekët për të mos vazhduar njësoj”, u shpreh kryeministri Rama.

Me buxhetin e vitit 201, pagat e mjekëve dhe mësuesve do të pësojnë rritje, tha kryeministri Edi Rama në seancën plenare, në fund të së cilës pritet të votohet buxheti.

Rama shtoi se ashtu siç ka premtuar, do të hiqen edhe taksat për biznesin e vogël dhe për karburantin për bujqësinë.

“Ky buxhet i 2021 konfirmon edhë një herë tjetër që taksat zero për biznesin e vogël, është dhe do të mbetet aty. Jua kam thënë, deri në 2029, bizneset e vogla nuk do të kenë taksë mbi fitimin dhe TVSH deri në 100 mijë dollarë xhiro. Ne na duhet të financojmë rindërtimin. Na është dashur të financojmë edhe të gjithë periudhën e mbylljes çerek milionë njerëz nga buxheti. Me këtë buxhet ne bëjmë një rritje pagash që më thoni kush vend e bën në rajon. Keni dëgjuar për rritje pagash? Rritja e pagave nuk është hajde ta bëjmë sot, ta heqim nesër. Është një angazhim që kur merret, është aty për të gjithë vitet. Miratohet sot nga ky Parlament dhe nga 1 janari është aty, nuk ikën me COVID-in dhe nuk vjen për shkak të COVID-it. Rritja e pagave për mjekët dhe për mësuesit, është aty. Është angazhim i patundur dhe i patundshëm. Karburanti për bujqësinë nuk do të ketë më ngarkesë fiskale. Fakt në këtë buxhet të 2021 është edhe që përtej rritjes së pagave për bluzat e bardha, ky buxhet përbën edhe angazhimin më të madh financiar të një qeverie për shëndetësisë, për sistemin shëndetësor.”

10:55h- Shqyrtohet Projektiligji i buxhetit për vitin 2021/ Denaj: Parashikojmë rritje ekonomike 5.5%

Në seancën plenare ditën e sotme po prezatohet projektligji për buxhetin e vitit 2021.

Ministrja e Financave, Anila Denaj është shprehur se për vitin që vjen eknomia pritet të rritet deri në 5.5%. Ministrja nga foltorja e Kuvendit, tha se për shkak krizës ekonomike që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit por edhe tërmeti 26 nëntorit, parashikohet një rritje e qëndrueshme ekonomike në vend.

"Kryefjala e këtij projektligji është rimëkëmbja ekonomike, kjo në vazhdën për të kaluar me suskes pasojat e 2 goditjeve ndaj vendit. Zhvillimit të pandemisë i jemi përgjigjur me masa konkrete. Situata është menaxhuar më së miri. Vlerësimi më i fundit i  agjencisë ndërkombëtare mudis e konfirmoi këtë.

Zhvillimet makro ekonomike të këtij viti. 6 mujori i 2020 shënoi një rënie -6.6% përqind.  Presim rritje ekonomike në 5.5% në 2021

Konsumi shënoi rënie 6.9%. Të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë pësuan rënie. Në 3 mujorin e  2 të 2020 papunësia 12.5 përqind.

Emetimi i suksesshëm i eurobondit. Kemi patur një rritje të rezervave valutore. 2 agjensi prestigjoze kanë rikonfirmuar qëndrimin e tyre. Sistemi financiar dhe aktiviteti i tij ka qëndruar mjaft stabël Kreditimi dhe depozitat në Kuvend kanë qëndruar stabël. Ekzekutimi në tërësi i buzxhetit është brenda parametrave makro fiskal. Balanca primare është parashikuar të jetë pozitive. Në vijim do të paraqes disa zëra të të ardhurave dhe shpenzime.

479 miliardë lekë, të ardhurat zyrtare të buxhetit të shtetiti në 2021. Të ardhurat e buxhetit të shtetit kanë një rritje me 6%. Rritjen e pragut të tvsh nga 2 milion në 10 mln lekë. Njëkohësisht kemi marrë përsipër rritjen e rrogës së pagës minimale. Në raport me shpenzimet buxhetore.

Shpenzimet për investime kapitale janë më të larta në 10 vitet e fundit", tha ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy