Raporti i DASH/ Karanxha: Të verifikohen të ardhurat e kullave. Ka Sanja Telhallari të tjera në Shqipëri (VIDEO)

Raporti i DASH/ Karanxha: Të verifikohen të ardhurat e kullave. Ka Sanja Telhallari të tjera në Shqipëri (VIDEO)

Ish-prokurori Ervin Karanxha duke folur në Mcn Live mbi raportin e DASH për Shqipërinë tha se konstatohet një fundosje e sistemit gjyqësor dhe korrupsion të shtuar. Karanxha vë në dukje se raporti konstaton pastrim të parave në ndërtim, dhe sipas tij duhet të verifikohen nga vijnë të ardhurat e kullave që ndërtohet. Sipas ish-prokurorit rasti i noteres Sanja Telhallari, s’është i veçuar, por mund të ketë edhe të tjera në Shqipëri.  

 

Konstatohet një fundosje të sistemit gjyqësore, zgjatje të gjyqeve jashtë afateve dhe korrupsion të shtuar. Gjuha vit për vit po bëhet më e ashpër. Vihet re një punë e SPAK-ut, që thuhet është një përpjekje, por duke marrë parasysh gjithë këtë investim, konstatoj një dështim të madh në luftën ndaj korrupsionit të bërë nga organet e drejtësisë, sepse ndjekja penale s’është vetëm SPAK-u. Vitin tjetër duhen marrë masa që të paktën lufta ndaj korrupsionit të jetë reale. Raporti thotë që paratë pastrohen në ndërtim. Nëse janë të interesuar prokurorët t’i verifikojnë. Ka Sanja të tjera në Shqipëri? Besoj se ka. Edhe kullat duhet të verifikohen nga vijnë të ardhurat. Janë shumë kulla s’mund t’i vësh gishtin kujt. E para më e rrezikshme për mua është korrupsioni dhe e dyta është droga”. 

 

Duke folur mbi noteren Sanja Telhallari, që iu sekuestruan 18 pasuri me vlerë 3 milionë euro, Karanxha tha:

 

Është denoncuar vjedhja e një makine të shtrenjtë. Kostoja e mbajtjes është e shtrenjtë. Tani bëhet një akt-ekspertimi dhe mblidhen të dhënat nga bankat. Ne kuptojmë burimin e ligjshëm dhe të paligjshëm. Burimi i ligjshëm është ai i regjistruar në Tatime. Duhen parë pronat nga vijnë, ka lëvizje financiare. Duhet të provojmë që paratë vijnë nga krimi. Është hetim i ligjshëm. Do verifikohen bankat e nivelit të dytë, pasuritë, dhe nëse janë të ligjshme apo të paligjshme. Ato nuk justifikohen mund të procedohen në konfiskim dhe kalim në favor të shtetit. Është një pasuri e madhe që lind një dyshim, duke marrë parasysh moshën e re. Hetimi pasuror është hetimi i rrënjëve, nga vijnë. Është Dhoma Kombëtare e Noterisë që i propozon ministrit pezullimin. S’jam për Veting të noterëve. AMF kur sheh dyshime duhet të veprojë. Rast pas rasti duhet t’i bëjë Ministria e Financave, duke parë transaksionet”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy