Në “arrest shtëpie”, policët i shkojnë në banesë Berishës për kontroll

Në “arrest shtëpie”, policët i shkojnë në banesë Berishës për kontroll

Ish-Kryeministri Sali Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” qysh prej 30 dhjetorit dhe paraditen e sotme efektivë të policisë janë parë pranë banesës së tij, teksa i kanë shkuar për kontroll për të parë nëse po e zbaton masën e sigurisë.

Më konkretisht mësohet se ka qenë drejtori i Krimit Ekonomik në Tiranë, Eron Ismaili, ai që ka shkuar në banesën e Berishës, në rrugën “Mustafa Metohiti’ në Tiranë, i shoqëruar nga efektivë të policisë.

Kujtojmë se më 30 dhjetor GJKKO pranoi kërkesën e SPAK, duke bërë që ish-Kryeministrit të qëndrojë brenda mureve të shtëpisë.

Ish-Kryeministri Sali Berisha është person nën hetim në çështjen mbi procedurat e privatizimit të ish kompleksit sportiv “Partizani”, i cili po hetohet nga SPAK për korrupsion pasiv.

Vendimi lidhur me ashpërsimin e masës së sigurisë nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie” erdhi për shkak se lideri demokrat, nuk u paraqit asnjëherë para organeve të drejtësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy