British Airways ka paralajmëruar për vonesa të mëtejshme dhe anulime pasi rifilloi fluturimet pas kaosit për mijëra klientë që shkaktoi një defekt në sistemin kompjuterik ku shumica e shërbimeve u anuluan nga Heathrow dhe Gatëick nga dy aeroportet kryesore të Londrës të shtunën.
Mijëra pasagjerë kanë ndërprerë udhëtimet e tyre ndërsa ata që ishin në udhëtim nuk duhet të mernin bagazhe.
Linja ajrore ka thënë se do të rimbursojë shpenzimet e arsyeshme për pasagjerët.
Konsumatorët janë këshilluar që të vazhdojnë të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre në faqen e saj të internetit përpara se të udhëtojnë në aeroport. Aeroporti Heathroë është duke ofruar një orar të përditësuar në faqen e saj të internetit, siç është Gatwick.
“British Airways” ka kërkuar falje për klientët për çështjen globale, pas një problemi në sistemet kompjuterike që u shkaktua si pasojë e ndërprerjes së papritur të energjisë elektrike ndërsa “British Airëays” anuloi kështu të gjitha fluturime
Mijëra çanta mbeten në Aeroportin e Heathroë, por BA ka këshilluar udhëtarët të mos kthehen për t'i mbledhur ato, pasi do të kujdeset stafi për tua dërguar në mënyrë të sigurt klientëve.



