
Fehmi Topalli, përfaqësues i Qendrës Kulturore Shqiptare në Bosnjë dhe Hercegovinë konfirmoi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv, konstatimin e një artikulli të DW, në të cilin thuhej se ka shqiptarë që identifikohen si boshnjakë.
Topalli tha se marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe boshnjakëve janë shumë të mira dhe se ata nuk ndihen si mërgatë.
Momentalisht janë 3-4 mijë shqiptarë.
Marrëdhëniet me komunitetin boshnjak janë të mira. Nuk ndihemi si mërgate. Kanë respekt ndaj nesh. Kemi tradita të ngjashme.
Ka qenë ambasada 4 vjet, Flamur Gashi ka qenë i hapur të kishte komunikime dhe me shoqatat shqiptare. Kemi pasur dhe një takim direkt me zotin Flamur që është veprimtar i madh, ne krenohemi me të.
Ne si shqiptarë kemi pasur dëshirë të rihapej ambasada, që të kemi një qendër ku të shkojmë.
Ambasadat janë sikur ke prindërit kur ke nevojë. Një adresë, kombi ka nevojë për ambasadat. Është një farë epiqendre për një komb.
Po ka shqiptarë që identifikohen si boshnjakë.
T’ju tregoj një histori. Një doktor shqiptar këtu afër, në një qytet të vogël. Ata kanë pasur një mbiemër tjetër. Kur ka ikur nga Kosova nga regjimi i serbëve, është vendosur në Bosnjë dhe ka ndërruar mbiemrin. E ka bërë Selimllari, e ka pasur Selimi, pastaj ai ka marrë mbiemrin Selimoviç. Ka ndërruar identitetin për të shpëtuar nga regjimet e Serbisë.



